E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar lojtar i ri i Barcelonës!!

Telenovela e quajtur Neymar është drejt fundit. E treta e vërteta si duket ka qenë kjo mbrëmje për Barcën. Pas një takimi disa orësh mes Barcelonës dhe Santosit, si duket është arritur marrëveshja për blerjen e Neymar.

Në takimin mes zyrtarëve të dy skuadrave është arritur një marrëveshje për transferimin e Neymar te Barcelona. Santosi është pajtuar që ti shesë 55% të kartonit të lojtarit, skuadrës katalonase. 28 milion euro është shuma që Barcelona do ti paguaj Santosit për Neymar në verë.

Brenda një edicioni, Barcelona do të paguaj kartonin e plotë të lojtarit ndërsa Santos do të përfitoj shumë nga bonuset në sukseset e Barcelonës. Poashtu Barcelona do të luaj 2 miqësore në Sao Paolo fitimet e të cilave ndeshje do ti marrë skuadra e Santosit.

Për mediat braziliane blerja e Neymarit tashmë është zyrtare dhe se ai është lojtar i ri i Barcelonës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›