Heynckes beson në Shaqirin

Përfaqësuesi zviceran iu bashkua gjigantit bavarez të hënën në stërvitje, ndërsa trajneri gjerman i ka dhënë përshtypjet e para për 20 vjeçarin.
“Shaqirin e kam parë në video xhirime në ndeshjen me Manchester Unitedin. Më pas i kam shikuar edhe disa video tjera. Ai duhet t’i përshtatet lojës së sistemit tonë. Shaqiri është një lojtar i rrugës, ndërsa në Bayern mund ta rrisë nivelin e tij. Unë besoj shumë në të. Është një lojtar që prodhon energji. Dhe, nëse ka paraqitje të mira, ai do të luajë”, deklaroi Heynckes për magazinën zvicerane Blick.
Ndërkohë, ish futbollisti i Baselit ndihet mirë në klubin e ri, ku synon t’i shfaqë vlerat e tij.
“Bayerni është klubi i cili më përshtatet në mënyrë perfekte. Këtu e kam mundësinë të ngritem si lojtar dhe të afirmohem. Dëshiroj ta përforcoj skuadrën dhe të kontribuoj në rikthimin e titujve. Është për të të ardhur keq se si kanë përfunduar në pozitën e dytë në tri rastet e fundit”, tha Shaqiri i cili tregoi po ashtu se është përshtatur në shtëpinë e tij të re në Munich.