E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hi tech, del në shitje televizori më i madh në botë

LONDËR- Gjiganti Panasonic ka vendosur të mahnisë konsumatorin me fjalën më të fundit të teknologjisë, pasi nxjerr në shitje televizorin më të madh në botë, i cili i përket tipit Th152ux1 (ku 152 tregon dimensionet e në inç të diagonales).

Ai është i gjërë 1.8 metra dhe peshon 590 kg. Ende nuk dihet kush do jetë maniati i parë që do të nisë blerjen e ‘cmendur’, por ajo që dimë është se ky super televizor mund të shihet në magazinat e firmës Harrods në Londër.

Me ekranin 4.096x2.160 pixel dhe kontrast 5.00.000:1 televizorin mund ta bëni tuajin kundrejt 650 mijë euro-sh.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›