Sherri për pronat, 2 vëllezër plagosin vëllain, i vrasin të bijën, 8 vjec
KURBIN-Një ngjarje e rëndë është shënuar sot paradite në rrethin e Kurbinit ku ka mbetur i vrarë një person dhe plagosur një tjetër.
Krimi është shënuar brenda familjes, pas sherrit mes 3 vellëzërve që dyshohet se ka për burim një konflikt pronësie.
Ngjarja ndodhi sot paradite në fshatin Zhej, kur 3 vëllezërit e familjes Cara kane patur një sherr në njërën prej banesave të tyre. Policia konfirmon se shtetasit Akesander e Llesh Cara kanë rrëmbyer armët dhe kanë qëlluar në drejtim të vëllait, Mark Cara. Si pasojë e ngjarjes ka mbetur e vrarë vajza e moshës 8 vjec e Markut, ndërsa vete Marku ka marrë plagë në trup. Policia konfirmon se babë e bijë janë viktima të kësaj ngjarjeje. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, kurse për vajzën fatkeqesisht nuk është bërë e mundur asgjë, pasi plumbi që mori ishte vdekjeprurës.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se krimi ka patur zanafillen në një konflikt të gjatë pronësie.
(d.b/BalkanWeb)