E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, sherr mes vëllezërvevritet mbesa 8 vjeçe

LEZHE- Sherri mes tre vëllerzëve në fshatin Gjorm të Kurbinit ka shkaktuar vdekjen e vajzës së njërit prej tyre, vetëm 8 vjeçe. Policia bën të ditur se pas një konfliki, dyshohet për motive të pronës, Aleksandër dhe Llesh Cara kanë tentuar të vrasin me armë zjarri vëllanë e tyre Mark Carën.

Ky i fundit është plagosur ndërsa mësohet se ka mbetur e vdekur në vend vajza e tij, e moshës 8 vjeçare.

Ngjarja është shënuar paraditen e sotme në oborrin e banesës së njërit prej vëllezërve. Ende nuk janë shumë të qarta motivet dhe detajet si mund të ketë ndodhur krimi. Policia ka shoqëruar në komisariat dy vëllezërit ndërsa flitet se motiv mund të ketë qenë një konflikt  pronësie.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›