Schäuble: Zgjedhjet dhe buxheti janë çështje ekskluzive e grekëve
BERLIN - "Koha e zhvillimit të zgjedhjeve dhe buxheti janë një çështje e grekëve dhe e askujt tjetër", tha Ministri gjerman i financave Wolfgang Schäuble, por vuri në dukje se "respektimi i rregullave evropiane dhe detyrimeve është një kontribut për solidaritetin evropian".
Schäuble tha se duhet t'i jepet kohë Greqisë, ekonomisë së saj dhe tregjeve financiare, në mënyrë që të zbatohen ato për të cilat është rënë dakord. Ai theksoi promovimin e zhvillimit, si një prioritet kyç dhe premtoi se Gjermania dhe Evropa do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Greqisë.
Schäuble theksoi se zbatimi i planit të dytë të shpëtimit është një parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm në Greqi dhe vuri në dukje se të gjitha këto përpjekje ia vlejnë, sepse fundi do të jetë një fund i lumtur.
"Populli grek që po kalon pasojat e një politike të gabuar ekonomike në të kaluarën, duhet të konstatojë se përpjekjet e tij nuk do të shkojnë dëm dhe se do të ketë një fund të lumtur", tha Schäuble.
"Vendi është një fazë të vështirë. Greqia duhet mbi të gjitha të jetë në gjendje të kthehet në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet konsolidimit. Tani duhet të japim një shans në këtë program që të mund të ndikojë në përparimin ekonomik. Do ta kombinojmë me mbështetjen më të mundshme efikase evropiane dhe bilaterale për Greqinë, që të ketë zhvillimin më të shpejtë të mundshëm pozitiv të ekonomisë. Qytetarët e Greqisë shohin të gjitha këto përpjekje, që janë rezultat i një politike të gabuar të së kaluarës. Por të gjitha këto përpjekje ia vlejnë, sepse fundi do të jetë një fund i lumtur", theksoi z.Schäuble.
Ministri gjerman i financave mohoi se qeveria e tij ka bërë rekomandime në Greqi sa i përket blerjes së sistemeve të armatosjes dhe në veçanti të avionëve luftarakë Eurofighter.