Gjyshi i Savo Millosheviç vret me pushkë të birin
SARAJEVË- Një tragjedi familjare ka goditur Savo Millosheviç, ish-sulmuesin e Parmës dhe të kombëtares serbe. Ditën e sotme, babai i futbollistit është vrarë me një goditje me pushkë në gjoks nga gjyshi i Savo Millosheviç.
Vrasja ka ndodhur gjatë një grindjeje në shtëpinë e familjes në Glavicice, 200 kilometra në lindje të Sarajevës. Sipas të dhëna të para, gjyshi i Millosheviç, pas një grindje me të birin, që ka nisur në kopsht, ka hyrë në shtëpi, ka marrë pushkën M-48 dhe ka qëlluar mbi 58-vjeçarin Steven. I çuar me urgjencë në spital, i ati i lojtarit ka vdekur gjatë rrugës.
Ndërkohë, gjyshi 83-vjeçar është arrestuar. Savo Millosheviç u tërhoq nga futbolli në vitin 2008 dhe është rekordmen i ndeshjeve të luajtura me kombtaren serbe. Ai e ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës në Spanjë, duke luajtur me Saragozën, Espanjolin, Celtën dhe Osasunën. Në Serbi ka luajtur me Partizanin, në Itali me Parmën dhe në Angli me Aston Vilën.
(e.m/A/Latifi/BalkanWeb)