E Diel, 1 Nëntor 2026

Moxhi: Lojtarët nuk duhet të vënë kurrë baste

ITALI- 'Unë nuk kam luajtur kurrë as Totofutboll. Kurrë. Dhe mendoj se edhe lojtarët nuk duhet të vënë asnjëherë baste. Nëse duan ta bëjnë, le ta bëjnë për ndeshjet jashtë. Por, është mirë që të mos përzihen fare.'

Luçiano Moxhi, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, ka kritikuar ashpër futbollistët që vënë skedina, pas skandalit të zbuluar nga Prokuroria e Kremonës dhe që ka përfshirë emra të njohur të futbollit italian. “Në 2006, kur Calciopoli zuri faqet e para të gazetave, ishte një nga momentet më të trishtueshme të jetës sime, - rrëfen Moxhi. – 'Një ditë isha Zoti i futbollit dhe ditën tjetër demoni, shkaku i të gjitha të këqijave të kësaj loje'.

Do të jem i sinqertë: nga ajo që më kanë përshkruar këto vite, prisja që prokurorët të kërkonin më shumë, 10 vjet, 20 apo burgim të përjetshëm (kanë kërkuar 5 vjet e 8 muaj burg). Po në fakt çfarë ndodhi? Pas 5 vjetësh, duke qenë se të këqinjtë nuk ishin më, plasi një tjetër skandal dhe gjithçka nisi nga e para. Shoh që shumë njerëz janë prekur nga mania e basteve, por është shpejt për gjykime”, shtoi “Big Luçiano”.
(e.m/A.LatifI/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›