E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abramoviç, “çmendurira” për brazilianin Nejmar

BRITANI- Roman Abramoviç nuk heq dorë nga marrja e brazilianit Nejmar, një nga talentet më premtues të futbollit samba. Padroni rus i Çelsit e ka ngritur ofertën deri në 35 milionë euro për të bindur drejtuesit e Santosit që t’i lëshojnë lojtarin, ndërkohë që për vetë Nejmar është gati një kontratë 5-vjeçare me 4 milionë neto në sezon.

Nejmar është konsideruar nga Ronaldo si pasardhësi i tij dhe në Brazil e thërrasin që tani fenomen. Por, dëshira e tij është më shumë Spanja e Italia, sesa Anglia. Nejmar preferon të kalojë te Reali ose Barcelona, ndërsa në Itali, klubi që e ka ndjekur atë i pari, ka qenë Juventusi. Gjithsesi, vetë futbollisti është shprehur se nuk ka ngut për merkaton, pasi në fillim i duhet të mendojë për Kupën Libertadores dhe më pas për të sfiduar Mesin në Kupën e Amerikës së Jugut.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›