Hiddink lë Anzhin, "për" Barcelonën!

Guus Hiddink është shfaqur si një kandidat serioz për trajnerin e ri të Barcelonës. Strategu i famshëm holandez e ka konfirmuar sot largimin nga skuadra ruse, Anzhi.
Largimi i tij po flitet se ka për qëllim afrimin e tij te Barcelona. Hiddink thuhet se do të niset për në Barcelonë sot pasdite ku do të firmosë kontratën me katalonasit.
Hiddink njihet si trajner që nuk dëshiron qëndrim afagjatë te ndonjë skuadër, kështu që emërimi i tij te Barcelona duket shumë i mundshëm./Indeksonline/