Suarez mbetet te Liverpooli

Luis Suarez do të vazhdoj të luaj për Liverpoolin edhe sezonin tjetër, edhe pse në adresë të uruguaianit kanë ardhur shumë oferta. Kështu thotë trajneri i ekipit nga ‘Anfield Road’, Brendan Rodgers.
"Ka pasur shumë spekulime në këtë periudhë të fazës përgatitore, por e vërteta është se po flasim për një futbollist që vlerësohet shumë tek Liverpool. Kam thënë që vetëm në rast se vjen një ofertë që t'i afrohet vlerave të tij mund ta marim në konsideratë", ka deklaruar Rodgers për mediat britanike.
"Nuk kam thënë që do ta shesim, por kam thënë që çdo futbollist ka vlerën e tij, dhe kjo nuk do të thotë që duhet të shesim. Jam shumë i qetë sa i përket të ardhmes së Suarez, pasi është pjesë e rëndësishme e skuadrës. Duhet të flas me të ashtu siç bëj me të gjithë futbollistët, por ai ka ardhur me humor të mirë", ka përfunduar ai./indeksonline/