EasyJet në Kosovë

Kompania më e madhe në botë e fluturimeve të lira EasyJet ka konfirmuar fillimin e fluturimeve nga Gjeneva dhe Baseli për në Prishtinë. Kompania ka hedhur tashmë në shitje biletat për këto dy destinacione, të cilat pritet të startojnë me 19 dhe 26 qershor të këtij viti.
EasyJet, fillimisht do të startojë me 4 fluturime në javë, ndërsa çmimet fillestare që ka publikuar kompania në websajtin e saj zyrtar janë 39.95 franka zviceriane për një drejtim apo 85.90 franka për një biletë dydrejtimëshe.
“EasyJet është bërë transportuesi ajror numër një në Evropë duke ofruar çmimet e biletave më të lira tek të gjithë aeroportet më të njohura. Si rezultat i kësaj 300 milionë udhëtarë, sot jetojnë në një distance kohore jo më shumë se një ore nga aeroportet e EasyJet-it”, tha Andy Harrison, shef ekzekutiv i EasyJet.
Sipas tij, EasyJet është e vetmja aviokompani evropiane që duke iu falënderuar zhvillimeve tona në Kosovë, sot ofron zgjedhje për më shumë se 500 destinacione.
“EasyJet është aviokompania lider në Evropë me çmimet më të lira. Për momentin ka një flotë prej 182 aeroplanësh të angazhuar në 504 destinacione të ndryshme, prezente në 119 aeroporte të 29 vendeve të ndryshme. EasyJet ka bartur mbi 46 milionë udhëtarë në vitin e kaluar”, thuhet në komunikatën e kompanisë.
EasyJet është kompani e cila operon me shitjen e biletave vetëm përmes internetit dhe sa më herët që të blihet bileta, aq më lirë kushton ajo. Biletat e kësaj kompanie vinë duke u shtrenjtuar me afrimin e ditës së fluturimit.
Agron Mustafa, drejtor i ANP-së, ka pohuar se ardhja e EasyJet paraqet vendim historik jo vetëm për ANP-në, por për gjithë aviacionin civil në Kosovë dhe vetë Republikën e Kosovës. “Ardhja e kësaj kompanie njëkohësisht paraqet një sinjal të fuqishëm për stabilitetin ekonomik e gjithashtu dhe politik të vendit. Gjithashtu është edhe shumë inkurajuese për të gjithë investitorët potencial që mendojnë të investojnë në Kosovë”, ka thënë ai.
Kjo, sipas tij, paraqet përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe ANP-së në liberalizimin e tregut dhe rritjen e konkurrencës në tregun e aviacionit civil dhe gjithashtu të angazhuar në maksimum për ofrimin e kushteve sa më të favorshme për biznese dhe investime të jashtme.
Ai më tej ka shtuar se ardhjes së EasyJet në Kosovës i kanë paraprirë rreth dy vjet kontakte dhe bisedime. “Herën e fundit në muajin dhjetor u takuam me përfaqësuesi e EasyJet në Gjenevë dhe pas saj ekipi i aviokompanisë erdhën në aeroport dhe bën auditimin. Pas rezultateve pozitive të audimit të operimeve në ANP, erdhi edhe vendimi konkret i kompanisë për fillimin e fluturimeve dhe hedhjen e biletave në treg për shitje. Gjithsecili që dëshiron të udhëtojë më këtë kompani tani mund të blejë biletë online”, ka thënë Mustafa.
ANP është kthyer në aeroportin më atraktiv në regjion, për lidhje të shumta me shumicën e qyteteve kryesore evropiane. Vitin që lamë pas, nëpër ANP kaluan 1.2 milion udhëtarë komercialë dhe rreth 70 mijë ushtarakë.
Ndërkohë pozitiv paraqitet fakti se gjatë muajit janar të këtij viti, 2010, numri i udhëtareve vazhdoi të rritet, me rreth 14 për qind më shumë se në vitin 2009, ndërsa numri i fluturimeve është rritur me rreth 20 për qind, krahasuar me një vit më parë.