Hidhen nga ajri vaksina kundër tërbimit të kafshëve
Aeroplanë të KFOR-it do të nisin nesër shpërndarjen e 300 000 vaksinave, në pjesët rurale të Kosovës, kundër tërbimit të kafshëve.
Karremat, të cilat përmbajnë vaksinën, do të shpërndahen gjatë tri ditëve të ardhshme nga katër aeroplanë specialë, me krahë të fiksuar, të KFOR-it dhe ekipe të udhëzuara.
Vaksina kundër tërbimit të kafshëve të egra parandalon përhapjen e sëmundjes te gjedhët, kafshët shtëpiak dhe njerëzit.
Kjo vaksinë specifike është dëshmuar se është i vetmi mjet tërësisht efektiv për zhdukjen e kësaj sëmundjeje në Evropë.
Shpalljet në radio për të paralajmëruar popullatën e Kosovën për hedhjen e vaksinës janë transmetuar një javë para fillimit të operacioneve. Shpalljet në radio janë projektuar për të ndihmuar njerëzit që të kuptojnë si të veprojnë me karremat e vaksinës dhe si t’i mbrojnë gjedhët dhe fëmijët nga kontakti i rastësishëm me vaksinën.