Përkujtohet komandant Plaku
Gjeneral Xheladin Gashi-Plaku ishte luftëtar i orëve të para të lirisë dhe njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili bashkoi shqiptarët e të gjitha trevave për çlirimin e Kosovës.
Kështu u tha të martën, me rastin e 64-vjetorit të lindjes së këtij dëshmori, me ç'rast me emrin e tij u emërua shkolla fillore në Komoran.
Bashkëveprimtari dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani ka thënë se në këtë ditë lindi njeriu me zemër të madhe dhe njeri nga katër nënshkruesit e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjeneral Xheladin Gashi-Plaku, emrin e të cilit sot po e merr shkolla. "Në ditën e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Plaku ishte aty dhe më shumë besim e bindje e ka vendosur nënshkrimin e aktit themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", ka thënë Hasani, transmeton KosovaPress.
Ai theksoi se Plaku kërkoi dhe mori pjesë në krijimin e njësiteve luftarake nëpër tërë territorin e Kosovës dhe për të gjithë luftëtarët e UÇK-së ishte frymëzim për liri. "Plaku ishte për ne dhe luftëtarët burim frymëzimi se si duhet dashur atdheu, si duhet luftuar e mbrojtur kombin tonë në nevojë dhe rrezik".
Bashkëveprimtari i Gjeneral Plakut dhe koloneli i Ushtrisë së Shqipërisë, Maliq Doçi, ka thënë se emri i Plakut do të rritet siç rritet rinia, do të rritet sepse është emër i shquar jo vetëm për Drenicën dhe Kosovën, por për gjithë shqiptarinë.
Gjeneral Xheladin Gashi-Plaku ishte njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili tërë jetën ia kushtoi çlirimit të vendit, ndërsa në shkollën e cila mori emrin e tij, Komandant Plaku ishte nxënës dhe mësimdhënës.