Hidhet në erë makina e policit të anti-drogës

Makinë e shpërthyer / foto arkiv
Makina e një oficeri policie është shpërthyer me tritol mëngjesin e ditës së sotme. Shpërthimi ka ndodhur në zonën e 21 dhjetorit dhe janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja ka lidhjen me detyrën e efektivit të policisë.
Makina e shpërthyer i përket Edvin Zhupës, efektiv i anti-drogës në komisariatin nr.2. /F.S/