E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli nuk e ndan politikën nga biznesi

(Në foto: Kopja e faqes ku shihet nënshkrimi i ministrit Aganga, në memorandumin që Pacolli ia ka prezantuar Antikorrupsionit. Bazuar në të, Antikorrupsioni kishte mbyllur rastin për konflikt interesi ndaj Pacollit)

Zv.kryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli, akuzohet se ka nënshkruar marrëveshjes biznesi gjatë vizitave në vende të huaja në cilësinë e zyrtarit në shtator të vitit 2011-të, raporton “Koha Ditore”.

Pacolli, ka paraqitur një dokument të pavlefshëm për Agjencinë Kundër Korrupsionit, në përpjekjen e tij për ta bindur këtë institucion se nuk ishte në konflikt interesi, shtatorin e kaluar kur kishte nënshkruar në Nigeri memorandume në emër të bizneseve evropiane. Pavarësisht se kjo kishte funksionuar dhe nuk ishte konstatuar i tillë konflikt, tani janë hedhur dyshime për falsifikim.

Dy memorandumet e mirëkuptimit janë nënshkruar me ministrinë e Tregtisë dhe të Investimeve të Nigerisë, Olusegun Aganga dhe me përfaqësuesin e kompanisë GreenSpring Ltd. Kjo, pavarësisht se zyrtarëve të lartë politikë u ndalohet të përfaqësojnë biznese gjatë kohës që mbajnë poste publike. /KD/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›