25 vjet burg për një gjysmë limoni

Mehmet Tahir Ilhan
Një prokuror turk ka kërkuar 25 vjet burg për një kurd shurdh-memec për mbështetjen ndaj terrorizmit. Zotërimi i një gjysmë limoni është cituar si provë kundër Mehmet Tahir Ilhan. Limoni mund të ketë efektin e gazit lotsjellës.
Ilhan akuzohet për propaganda për partinë e ndaluar Partia e Punëtorëve Kurd dhe për pjesëmarrjen në protesta ilegale.
Edhe pse me standarde turke, kjo është një çështje e jashtëzakonshëm. Sipas ligjit turk kundër terrorizmit është shkelje çdo shenjë mbështetje për Partia e Punëtorëve Kurd. Ilhan ka mohuar akuzat. Ai ka pranuar se është kapur nga policia gjatë pjesëmarrjen në një protestë të dhunshme pro-kurdë.
Nëse shpallet fajtor ai rrezikon një dënim afër 25 vjetëve ashtu siç kanë kërkuar prokurorët. Me ligjin anti-terrorizëm, në 18 muajt e fundit janë dënuar qindra aktivistë kurdë, gazetare dhe politikanë.
Përdorimi i këtij ligji është kritikuar gjerësisht. Këshilli i Evropës është shprehur se ligji po jep efekte shqetësuese sa i takon lirisë së të shprehurit. /F.S/