Hidhet ne liqen shpeton 40-vjecarja ne Tirane
Forcat e policise arriten ta nxirrnin ne kohe nga uji duke i shpetuar jeten. Ngjarja ndodhi rreth ores 0030 te se dieles kur Lindita M. u pa nga disa kalimtare te rastit ne momentin kur u hodh nga diga e liqenit dhe menjehere ata lajmeruan policine e kryeqytetit ne sallen operative. Patrulla me e afert e Komisariatit nr.1 u afrua ne vendin e raportuar nga salla operative duke bere te mundur nxjerrjen ne kohe te 40-vjecares nga uji. Burime nga policia thane se Lindita M. u transportua me urgjence ne spital ku iu dha ndihma e pare duke e kaluar rrezikun per jeten. Gruaja qe sipas policise vuante nga crregullime mendore kohet e fundit kishte arritur ne nje faze te rende depresioni dhe largohej vazhdimisht pa adrese nga shtepia e saj ne lagjen Kombinat ku jetonte me prinderit. Mbremjen e se shtunes ajo ka dale fshehurazi nga shtepia dhe eshte drejtuar nga kodrat e liqenit Artificial per te bere nje shetitje duke levizur neper shi dhe pa cader. Sipas deklarimeve qe ka dhene nga spitali per oficeret e policise 40-vjecarja ka treguar se eshte futur ne nje lokal prane liqenit per te pire nje kafe por edhe ngaqe kishte ftohte. Kamerieri i barit e ka perzene nga aty per shkak se ajo ishte e lagur dhe i kishte rrobat me balte. Per kete arsye sipas saj gruaja ka thene se eshte ndjere e perbuzur dhe ka vendosur ti jape fund jetes. Pasi ka dale nga lokali ajo ka shpjeguar se eshte drejtuar per tek diga e liqenit ku ka hipur mbi borduren buze liqenit dhe me pas eshte hedhur me qellim qe te mbytej ne uje. Per fatin e saj te mire veprimet e gruas edhe pse ne ore te vone jane pare nga disa kalimtare te cilet kane lajmeruar menjehere policine e cila me pas i shpetoi jeten. Fillimisht gruaja ka qendruar per disa ore e paidentifikuar pasi nuk kishte me vete asnje dokument derisa familjaret i jane drejtuar policise duke deklaruar zhdukjen e saj. Policia i ka vene ata ne dijeni te ngjarjes se ndodhur me 40-vjecaren e cila u identifikua nga te afermit ne spital. Familjaret e saj thane se gruaja vuan nga crregullimet mendore.
ETLEVA DELIA