Mashtruesi i grabit makinen taksistit
TIRANE - Nje person i hequr si student mashtron taksistin nga kryeqyteti duke i thene se duhej te bente nje udhetim urgjent drejt Kurbinit por pasi e bind qe ti bleje nje pakete cigare i vjedh makinen gjate rruges. Sipas policise 23-vjecari Arber Shyqyriukaj i cili kishte nderprere studimet para disa muajsh ka kerkuar nje sherbim taksi ne drejtim te qytetit te Lacit. Ai ka hipur ne nje makine taksi tek kryqezimi i spitaleve ne rrugen e Dibres ne Tirane. Ne afersi te Tapizes sapo ka kaluar territorin ne juridiksion te policise se kryeqytetit ai e ka bindur taksistin qe te zbrese per te blere cigare dhe me pas i ka vjedhur makinen. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te vona te se premtes dhe policia eshte njoftuar nga taksisti Idriz Hysa 56 vjec i cili pasi eshte kthyer nga dyqani ku kishte shkuar per ti blere nje pakete cigare klientit nuk e ka gjetur makinen. Sherbimet e policise se kryeqytetit jane nisur menjehere drejt vendit te ngjarjes dhe pasi kane marre deklarimet e te demtuarit Hysa i cili ka shpjeguar edhe drejtimin nga mund te kishte levizur i riu me taksine e verdhe te licencuar kane lajmeruar Policine e Lacit dhe te Krujes. Taksisti ka deklaruar se klienti i dukej serioz madje duke mos dashur qe te lagej ne shi per te blere cigare ka zbritur vete pa e kuptuar se ai po e mashtronte. Pa kaluar shume nga ngjarja Policia e Krujes ka mundur te identifikoje automjetin e vjedhur sapo kishte kaluar autostraden e Fushe-Krujes dhe kishte marre drejtimin per ne qytetin e Lacit. Studenti eshte arrestuar dhe eshte transportuar drejt Komisariatit nr.4 te Tiranes ku edhe ka dhene deklarime rreth ngjarjes. Sipas deshmise se tij Shyqyriukaj po shkonte te takonte te dashuren por duhej te ishte vetem. Per kete arsye ka marre taksine qe sipas tij do ia kthente serish taksistit sapo te kthehej nga Laci ne Tirane.