Mat, furgoni del nga rruga, 4 të plagosur

Një furgon me 10 pasagjerë është aksidentuar mëngjesin e sotëm në rrethin e Matit ku për pasojë janë plagosur 4 persona.
Ngjarja ndodhi kur një furgon pasagjerësh me targë MT 2696A ka dalë nga rruga në fshatin Zenisht por fatmirësisht nuk ka pasur probleme serioze.
Të plagosurit janë të gjithë pasagjerë të furgonit, ndërsa mësohet se shkak për aksidentin është bërë balta në rrugë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.