Shkodra nen uje Rama u rikthehet protestave
Kur situata ne qarkun e Shkodres paraqitet ende emergjente per shkak te permbytjeve qe kane pushtuar kete qytet kreu i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi diten e djeshme se forca qe ai drejton do te rifilloje protestat qe nga e marta e ardhshme. Protestat e opozites do te vazhdojne. Ka pasur nje moment nderprerje per shkak te situates ne vend por qe nga e marta e ardhshme ne do te vazhdojme me to sipas planit qe jane percaktuar - tha Rama ne bashkebisedimin e perjavshem me gazetaret. Gjithashtu kryesocialisti perforcoi edhe vendimin politik te opozites per te mbajtur nje raport te kushtezuar me parlamentin. Raporti me Parlamentin do te jete ai qe eshte. Pa asnje dyshim ne do te kemi marredhenie te kushtezuar dhe do te bejme perpjekjet tona per te trajtuar mocionin per debat i cili eshte zvarritur pa asnje arsye per ne fund te vitit - u shpreh Rama. Duke iu referuar ofertes se PS-se per zgjidhjen e krizes kreu i opozites theksoi se qeveria po e zvarrit zgjidhjen e krizes duke mos pranuar oferten e PS-se megjithese shumica qeverisese e ka argumentuar kete me zhvendosjen e deputeteve dhe Keshillit te Ministrave ne veri te vendit per te perballuar situaten e emergjences civile. Ka nje perpjekje per ti zvarritur gjerat dhe per te bere te mundur qe zgjedhjet e ardhshme te grabiten njesoj si ato te shkuarat. Kjo eshte qasja e qeverise dhe e kryeministrit - nenvizoi Rama. Ne fjalen e tij kreu socialist riakuzoi edhe nje here Kuvendin se ka shtyre seancen plenare te dites se enjte per te mos u perballur sipas tij me pergjegjesite e mazhorances per permbytjet ne veri madje duke u shprehur se nje shtyrje e tille nuk ka ardhur nga konferenca e kryetareve pasi nuk ka pasur nje te tille. Por reagimi i dites se djeshme nga Kuvendi i Shqiperise i cili ka shperndare per mediet edhe pamjet e konferences ku ne te merrnin pjese edhe dy perfaqesuesit e PS-se Saimir Tahir dhe Namik Dokle hodhi poshte kete deklarate. Pjese e diskutimit te Rames me gazetaret ishte edhe ceshtja e permbytjeve ne qarkun e Shkodres ku ai ritheksoi se propozimi i bere nga PS-ja nuk eshte trajtuar nga qeveria. Ne kemi bere nje propozim konkret sic kemi bere edhe nje propozim per zgjidhjen e krizes politike. Ky propozim nuk eshte marre seriozisht po eshte trajtuar me te njejten menyre duke iu justifikuar me proceduara dhe me burokracira qe skane te bejne me krizat - theksoi Rama. Sipas kreut te selise roze propozimi i PS-se do te ishte zgjidhja me e mire e situates se permbytjeve. Ne jemi te bindur qe propozimi qe ne kemi bere per te nderhyre duke realizuar nje operacion radikal kunder permbytjeve eshte propozim i realizueshem por ata qe qeverisin jane te paafte per ta perqafuar kete vizion transformues. Kryeministri ka deshtuar ne qeverisjen e vendit do te qendroje me pahir ne qeverisje duke vjedhur e rivjedhur votat - deklaroi Rama. Pyetjeve te gazetareve ne lidhje me sjelljen e Partise Socialiste per zgjedhjet e ardhshme vendore kreu socialist iu pergjigj duke theksuar se deri atehere ka kohe megjithese sipas tij opozita do te ndjeke te gjitha hapat e duhura per keto zgjedhje. Para se te arrijme ne zgjedhjet e Majit kemi hapa te tjeredo bejme te gjitha hapat si nje opozite qe kerkon te cliroje zgjedhjet nga korrupsioni dhe nga deformimi se zgjedhjet ketu jane deformuar dhe populli vuan deformimet - perfundoi kreu i Partise Socialiste Edi Rama.