Hidhet nga kati i nëntë, humb jetën 27-vjeçari
Pogradec-Është hedhur nga kati i nëntë i pallatit dhe ka gjetur vdekjen sapo ka mbërritur në spital. Ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në një pallat pranë qendrës së qytetit, në afërsi të ndërmarrjes elektrike. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë dëshmuar se krejt befasisht është hedhur nga ballkoni i katit të nëntë i riu, i cili ka rënë i gjakosur përtokë. Sipas policisë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, 27-vjeçari, Lorenc Gusho ka qenë në shtëpinë e gjyshes. Pikërisht ballkonin e shtëpisë së saj ka zgjedhur edhe për t'i dhënë fund jetës. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, por vetëm pak minuta sapo ka mbërritur atje në momentin që po ibëhej grafia për dëmtimet e shumta , 27-vjeçari,Busho ka ndërruar jetë. Drejtori i spitalit të qytetit, Robert Gusho, ka thënë se viktima ka ardhur në spital pa puls dhe me fraktura të shumta, në gjendje tejet të rëndë. Ende mbetet mister shkaku i vetëvrasjes së të riut, por sipas burimeve policore, 27-vjeçari vuante nga një depresion dhe kohët e fundit ishte mjekuar në shtetin grek.