Bagdad- Vdes një ushtar amerikan nga shpërthimi i një bombe.
Shpërthimi i një bombe në Bagdad i ka marrë jetën një ushtari amerikan. Aksidenti vdekjeprurës ka ndodhur teksa viktima udhëtonte me një automjet ushtarak. Lajmin e kanë njoftuar përmes një komunikate forcat e koalicionit. Që nga nisja e luftimeve mes forcave amerikane dhe milicive shiite të dielën e kaluar kanë vdekur 9 ushtarë amerikanë.