Hidhet nga kati i tretë i spitalit, vdes 75-vjeçari
Berat- Një i moshuar i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni i spitalit, ku qëndronte prej disa ditësh për t’u mjekuar. Ngjarja ndodhi sot në Spitalin Rajonal të Beratit, ku 75-vjeçari Sulejman Doko u hodh nga kati i tretë i spitalit.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, i moshuari, banor i komunës Lumas, trajtohej prej disa ditësh në spital dhe në momentin që i ka dhënë fund jetës ka qenë pa të afërm pranë. Duke përfituar nga mungesanjerëzve, ai ka gjetur momentin dhe i është drejtuar ballkonit.
Brenda pak çastesh është parë përtokë i gjakosur. Pacientët që e kanë parë kanë dhënë alarmin, ndërkohë që në vend janë mbledhur mjekë dhe personel i spitalit. Ata kanë ndërhyrë menjëherë, por mësohet se si moshuari kishte gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të policisë, ndërkohë që një grup hetimor është duke hetuar për sa ka ndodhur. Sipas policisë, ende nuk ka një version të qartë të vetëflijimit, për të cilën do të priten edhe dëshmitë e familjarëve.