E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një pikëpyetje e madhe për targën e re të Kosovës

Doja të tërhiqja vëmendjen tuaj, të autoriteteve dhe të publikut, për një fakt që ende nuk është analizuar sa duhet nga mediat. Në muajin shtator, në Kosovë, do të hyjë në fuqi një sistem i ri targimi i automjeteve. Targa e re e Kosovës do të jetë me tre shkronja - RKS.

Për gjykimin tim është një targë e gabuar, madje jo vetëm kaq, por është edhe e qëllimshme. RKS, sipas kuptimit zyrtar do të thotë Republika e Kosovës. Po pse “Kosova” duhet shënuar me dy shkronja dhe jo me një të vetme (pra “K”) si gjithë të tjerët?

Unë mendoj se ata që kanë ideuar këtë targë të re të shtetit të ri, kanë lënë hapur një shteg. RKS, kuptohet edhe si Republika e Kosovës, Serbi. Kanë shfrytëzuar dobësinë e institucioneve të Prishtinës për të induktuar një targë të tillë të dyshimtë dhe me shumë pikëpyetje për të ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›