Djali i Dades plagos nipin e Çarçanit

Një sherr me arme ne një nga lokalet e kryeqytetit ka përfshirë protagoniste te njohur. Sipas njoftimit zyrtar te policisë se tiranes pas një konflikti mbrëmjen e se mërkurës është plagosur rende me arme zjarri 34-vjeçari Edrin Lufi, i cili është nipi i ish-anëtarit te byrosë politike përpara viteve '90, Adil Çarçani. Policia njofton se si autor i ngjarjes dyshohet te jete Besnik Dabulla, djali i deputetes te Partisë Socialiste, Arta Dade. Konflikti ka ndodhur pikërisht ne një lokal ne pronësi te tij dhe ne momentin e sherrit ne tavoline me te plagosurin ka qene edhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Shkëlzen Hoxha. Ne vendngjarje ne cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit tip pistolete dhe një gëzhojë e një predhe.
Shpërndaje