E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet nga trageti dhe zhduket shqiptari

Ai po udhëtonte së bashku me gruan dhe vajzën në tragetin “Arbëria” në drejtim të Barit. Eduart Teodori, 30-vjeç, u hodh 25 milje larg brigjeve italiane, në veriperëndim të Brindizit.

"Sipas të dhënave nga kolegët tanë në Bari, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 5 të mëngjesit, ndërsa trageti që ishte nisur nga Durrësi kishte përshkuar më shumë se dy të tretat e lundrimit," thanë burimet e Guardia di Finanza në Durrës.

Dy motovedeta italian, një helikopter dhe rojet bregdetare po vazhdojnë kërkimet në det për gjetjen e shqiptarit. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-07 16:39
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›