E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makth trafiku në Tiranë, bashkia plan bllokimi për qendrën

Gjatë pasdites së sotme, në shumë zona të kryeqytetit ka pasur trafik si tek “Komuna e Parisit”, Tirana e Re, zona e Vasil Shantos, etj.

Sipas skemës së Bashkisë së Tiranës të vendosur dy ditë më parë, trafiku do të devijohet në rrugë dytësore, pasi tek zona e xhamisë Ethem Beu në qendër do të zhvillohen punime, duke e bllokuar plotësisht këtë aks.

Plani i detajuar i trafikut, konsiston në:

“Bllokim të mjeteve që kthehen djathtas tek Bashkia për drejtimin Lindor dhe kthimi i të gjitha mjeteve në rrugën “Abdi Toptani”.
Devijim i trafikut në drejtimin djathtas dhe lejimi i kalimit majtas për fluksin e trafikut Jug –Veri në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek Ura e madhe, si dhe lejimi i trafikut drejt vetëm për mjetet e transportit publik.
Hapje e rrugës së Dibrës me një sens lëvizje drejtimi Lindje – Perëndim.
Devijimin e trafikut në rrugën pas Pallatit të Kulturës si dhe bllokimin e rrugës para Xhamisë”. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-07 17:07
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›