E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shqiptarja e zhdukur, bashkëshorti italian pranon vrasjen

ROME- Rajmonda Zefi, shqiptarja 30 vjecare e cila rezultonte e zhdukur që prej 31 dhjetorit 2010 është vrarë nga bashkëshorti i saj italian. Francesco Quinci ka pranuar se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka fshehur kufomën. Cifti kishte dhe dy fëmijë dhe jetonin në komunën Massarosa (Lucca). Karabinierët po kërkojnë kufomën e gruas në pyjet e Prunos në Alta Versilia, ku burri ka thënë se ka fshehur kufomën. Nga të dhënat e para mësohet se gjithcka duhet të ketë lindur pas një grindjeje mes ciftit, të cilët ishin drejt ndarjes.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›