E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtoresha e Lartë e BB vizitë në Shqipëri

Qëllimi kryesor i kësaj vizite do të jetë të theksojë rëndësinë e "Axhendës së re të rritjes" për Shqipërinë dhe të shprehë mbështetjen që Banka i jep qeverisë bazuar në Strategjinë e Partneritetit për Vendin.

Gjithashtu, ajo do të shprehë solidaritetin e Bankës me të dëmtuarit nga përmbytjet e fundit masive në zonën e Shkodrës si dhe do të diskutojë mbi mbështetjen e mundshme për zbutjen e rreziqeve në të ardhmen.

Gjatë vizitës së saj tri ditore znj.  Ngozi Okonjo-Iweala do të zhvillojë takime me kryeministrin SH.T.Z. Sali Berisha, anëtarë të kabinetit qeveritar, guvernatorin e Bankës së Shqipërisë z. Ardian Fullani, kreun e opozitës z. Edi Rama, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe sektorit privat. Ajo do të vizitojë gjithashtu edhe disa projekte të financuara nga Banka Botërore.

Drejtoresha e Bankës Botërore do të zhvillojë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Sali Berisha. Gjithashtu, do të mbajë një ligjëratë  titulluar "Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor: Si t'i përgjigjemi krizës - Sfida dhe mundësi" për akademikët dhe studentët e universiteteve publike dhe private. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e hënë, 10 janar në orën 15.00 në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, në Rrugën e Elbasanit. /Start/

                                                                                             2011-01-07 16:53
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›