E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidhet nga trampolina dhe gjen vdekjen ne pishine Besnik Beka

Besnik Beka ka humbur jetën në brenda kompleksit të pishinave pranë Liqenit artificial. 
Sipas policisë, adoleshenti nga Sauku, dyshohet se ka pësuar atak ne zemër në momentin e hedhjes nga trampoline dhe prekjes së ujit të freskët të pishinës. 
Trupi i tij është nxjerr nga pishina nga pushues të tjerë, të cilët e kanë dërguar djalin në Spitalin Ushtarak, por nuk ka arritur të mbijetoj. 
Sipas policisë, janë shoqëruar dhe po merren në pyetje drejtuesit e pishinës së bashku me dëshmitarët që kanë parë adoleshentin në momentin e hedhjes nga trampolina e katërt. 
Ndërkohë ekspertët e Mjekësisë Ligjore kanë kryer ekzaminimin e trupit të 17 vjeçarit Beka dhe në ditët në vazhdim pritet të dal zyrtarisht edhe shkaku i vdekjes. 
Nga shenjat e para, sipas ekspertëve, dyshojmë se adoleshenti ka gjetur vdekjen nga një atak kardiak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›