Milani në frymën e fundit shkon në Champions, fiton 1-2 me Siena-n
Milani do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm. Rosonerët e Allegrit fituan në minutat e fundit me Siena-n, duke siguruar në këtë mënyrë një kualifikim në zonën play-off, në Ligën e Kampionëve.
Ishte Siena që kaloi në epërsi në minutën e 25-të, duke gjunjëzuar kuqezinjtë. Më pas kemi një Milan të heshtur që nuk reagon, dhe të gjithë prisnin fundin e lojës dhe me një Milan jashtë zonës Chapions, pasi fitorja e Fiorentinës me Pecara-n, bënte që kuqezinjtë të zbrisnin në vendin e katërt. Por nuk ndodhi kështu, sepse ju mjaftuan vetëm tre minuta Ballotelit (84) dhe Mexes (87), të cilët përmbysën gjithçka.
Me këtë fitore Rosonerët blindojnë vendin e tretë dhe janë në pritje të ekipit që do të kenë përballë për tu kualifikuar në La Liga.
Kjo ishte java e fundit e Seria A dhe në Champions League shkojnë Juventus, Napoli dhe Milan. Në Europa League, Fiorentina, Udinese dhe fituesi i Kupës së Italisë. Ndërsa Palermo Siena dhe Pescara ranë në Seria B.