2008-2010, jo me ulje taksash
Politika fiskale per tre vitet ne vazhdim do te uljen e vazhdueshme te taksave te drejtperdrejta, te cilat do te zene nje peshe me te vogel me krahasim me ato indirektet. Totali i te ardhurave te buxhetit per tre vitet e ardhshme parashikohet te arrije me shume se, 27 % e Prodhimit te Brendshem Bruto, nga 26.3 te PBB te parashikuara per 2008. Sipas programit afatmesem te ardhurat tatimore perbejne pjesen kryesore te te ardhurave totale, rreth 94 %, dhe arrijne ne rreth 26 % te PBB ne vitin 2010. Tatimi mbi Vleren e Shtuar, TVSH dhe kontributi i sigurimeve shoqerore nuk do te ndryshojne ne tre vitet ne vazhdim. Burimet zyrtare ne Ministrine e Financave pohuan se, parashikimet fiskale jane bazuar ne nje analize te ecurise disa vjecare te treguesve fiskale, te realizimit te deritanishem te tyre, ne objektivat per uljen e evazionit fiskal si dhe ne parashikimet e rritjes ekonomike. Po sipas, ministrise se Financave gjate tre viteve te ardhshme do te kete nje ulje te normes se tatim fitimit dhe te tarifave doganore, dhe do te kete nje rritje te taksave per pasurite e paluajtshme dhe akcizat. Ndersa, mbajtja e TVSH konstante per tre vitet ne vazhdim eshte bazuar, jo vetem ne ndikimet negative qe mund te kete ne te ardhurat e buxhetit te shtetit, por edhe ne jeten sociale, saktesohet ne dokumrntin e poltikacve fiskale. Gjithashtu eshte vertetuar qe sjellja e cmimeve ne drejtim te uljes se tyre shfaqet inelastike, pra ka shume pak gjasa qe ulja e TVSH-se do te rezultoje me ulje te cmimeve. Nje fenomen i tille, sipas Ministrise se financave, nuk eshte verejtur as ne situaten aktuale ku ulja e tarifes doganore per shkak te nenshkrimit te MSA dhe zbatimit te detyrimeve te OBT vleresohet rreth 2-2.5%. Nje aspekt tjeter i rendesishem i mosuljes se TVSH-se eshte edhe treguesi i bilancit tregtar. Vendi yne ka nje deficit te larte tregtar dhe ulja e TVSH-se do ndikonte me tej ne rritjen e deficitit tregtar, nepermjet favorizimit te importeve dhe dekurajimit te eksporteve.
Ulja e TVSH ka qene nje debat i perhershem ndermjet komunitetit te biznesit dhe qeverise per uljen e normes saj, e cila aktualisht eshte 20 per qind. Ndryshimi i normes se takses nuk eshte lejuar nga Fondi Monetar Nderkombetar, pavaresisht se Shqiperia ka perqindjen e kesaj takse ne nivelin me te larte ne rajon.