E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deficiti buxhetor ecuria deri me 2010

Per ruajtur nje stabilitet fiskal qeveria, duhet te mbaje nen kontroll deficitin buxhetor dhe borxhin publik. Sipas programimeve per tre vitet e ardhshme, pervec deficitit fiskal te vitit 2008 (7.93% i PBB-se), i cili vjen si rrjedhoje e investimeve ne rrugen Durres-Morine, per te cilin eshte rene dakort edhe me FMN, ka nje trend te qarte te uljes se deficitit buxhetor gjate periudhes 2008-2010. Deficiti buxhetor financohet nga huamarrja e brendshme dhe nga te ardhurat nga privatizimet, si edhe nga kredite e huaja te zhvillimit. Kredite e huaja jane parashikuar te reduktohen nga 1.33% te PBB-se ne vitin 2007 ne 1.25% te PBB-se ne vitin 2010, duke ndjekur keshtu te njejtin trend si investimet publike me financim te huaj. Huamarrja e brendshme perdoret si nje komponent balancues per te mbuluar pjesen e pafinancuar te deficitit, dhe eshte parashikuar te ulet nga 2.41% te PBB-se ne 2.31% ne vitin 2010. Gjate periudhes 2008-2010, huamarrja e brendshme eshte brenda kufijve te lejuar ne marreveshjet meinstitucionet financiare nderkombetare, per nje menaxhim te kujdesshem makroekonomik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›