elet ne Durres ekspozita e fotografit anglez Martin Parr
Në galerinë e arteve "Nikolet Vasia", në qytetin e Durrësit, u çel të premten ekspozita fotografike e fotografit të njohur britanik, Martin Parr, me pamje të Shqipërisë së viteve 1990, përgatitur nga Këshilli Britanik, me qendër në Tiranë.
Fotografi i njohur britanik, Martin Parr, vizitoi Shqipërinë 20 vjet më parë dhe me stilin e tij të veçantë, ai krijoi një galeri peizazhesh dhe portretesh nga 6 qytete të Shqipërisë, përfshirë edhe Durrësin.
Ambasadorja Britanike në Tiranë, Fiona Mcllwham, tha se “puna e fotografit Martin Parr është një mënyrë mjaft e mirë për të kuptuar të kaluarën e Shqipërisë dhe për të kuptuar progresin e 20 viteve të fundit”. Diplomatja e lartë vlerësoi autorin e kësaj ekspozite si një ndër fotografët më të mirë britanikë.