E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe BE “ok” rezolutës së Ligës Arabe për Sirinë

GJENEVE- Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, dënon dhunën që autoritetet siriane ushtrojnë ndaj protestuesve opozitarë dhe ka caktuar një të dërguar special për hetimin e keqtrajtimeve në këtë vend.

Në një seancë të jashtëzakonshme në Gjenevë, në Këshillin 47 anëtarësh, për rezolutën e mbështetur nga Liga Arabe, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, votuan pro ndërsa Rusia, Kina dhe dy anëtarë të tjerë votuan kundër.

Kjo seancë e jashtëzakonshme u zhvillua, pasi hetuesit e pavarur gjetën dëshmi se forcat e sigurisë siriane kanë vrarë dhe torturuar civilë, duke respektuar urdhrat e zyrtarëve më të lartë të regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›