Hidhet shorti për familjet e Gërdecit në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë hodhi shortin sot dhe caktoi emrat e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë padinë në të cilën i plagosuri në Gërdec, kërkon dëmshpërblim financiar për shpenzimet e kurimit që ka kryer me qëllim shërimin nga plagët e marra në Gërdec.
Fatos Lulo, relator, Ardian Nuni, Mirela Fana, dhe Evelina Qirjako janë anëtarët e trupit gjykues të dosjes së hapur në Gjykatën e Lartë.
Nga shpërthimi tragjik i fabrikës së demontimit në Gërdec, u mori jetën 26 njerëzve të pafajshëm.