“Mediu”, caktohet trupi gjykues i çështjes

Caktohet trupa e gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen e në ngarkim të ministrit të mjedisit Fatmir Mediu.
Në shortin e hedhur me gogla në Gjykatën e Lartë është përcaktuar edhe trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Fatos Lulo, relator i çështjes, Ardian Nuni, Mirela Fana, Gani Dizdari dhe Aleksandër Muskaj.
Çështja e rregjistruar në Gjykatën e Lartë, në ngarkim të Fatmir Mediu dhe akuzues Z. Pashk Koçi, ka si objekt "Shpërblim dëmi pasuror dhe jopasuror" dhe akuzë penale "Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.