E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, pranga shtetasit grek, posedonte lëndë narkotike

Arrestohet në flagrancë nga ana e policisë kufitare një shtetas grek, i cili u kap me një sasi të vogël lënde narkotike.
Policia Kufitare Kakavijë, ka vënë në pranga shtetasin Iraklis Rousit, lindur dhe banues në Dhramas- Greqi, ndërsa mbante në makinë, sasi të vogla lënde bimore të thara në formën e boçes të dyshuar si mariuanë.

Specialistët e sektorit kundër narkotikëve në Drejtorinë e policisë së qarkut Gjirokastër, menjëherë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit së bashku me lëndën narkotike dhe një pasagjer nga Vlora që udhëtonte me këtë shtetas, për veprime të mëtejshme.
 

Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Trafik të narkotikëve".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›