Vlorë, pranga 23 -vjeçarit, kërkohej prej disa javësh
Pas një hetimi disa javor, dhe një pune të mirëorganizuar nga policia e Vlorës, në prangat e forcave të policisë ka rënë sot shtetasi Ervin Mehmetaj, 23 vjeç, ndërsa mbi të rëndonte akuza “për vjedhje me armë”.
Sipas burimeve të uniformave blu mësohet se Mehmetaj, akuzohet se ka kërcënuar me armë tre persona duke u grabitur një shumë të konsiderueshme të hollash, konkretisht 9700 euro dhe 20 mijë lekë.
Ngjarja i referohet këtij viti, në 25 mars 2011, ndersa ka bashkepunuar me të tjerë persona për këtë grabitje.