E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidi e Xhihani “magjepsin” Ukrainën “Ndihem shumë mirë këtu, – ka thënë Xhihani për ‘Panorama Sport’. – Ka nga ata që mendojnë se kampionati ukrainas është i një niveli të ulët, por kjo nuk është e vërtetë, pasi nuk është rastësi që golashënues

JORGIS MEMA (Panorama Sport) - Isli Hidi dhe Parid Xhihani kanë qenë pjesë e 11-shit më të mirë të javës në kampionatin ukrainas. Portieri i Kombëtares shqiptare dhe ish-sulmuesi i Besës, janë vlerësuar maksimalisht nga media dhe nga specialistët për paraqitjen që kanë bërë në fushë fundjavën që shkoi. Portieri Isli Hidi ka shpëtuar portën e Krivbasit (Tavria-Krivbas 0-1) nga disa gola të sigurt, ndërsa Xhihani shënoi gol dhe asist në fitoren 2-0, që arriti Zoria e tij kundër Kharkivit. Kjo është hera e parë që të dy shqiptarët përfshihen në 11-shin më të mirë të javës. Hidi e ka marrë vetën pas paraqitjes aspak të mirë që bëri me përfaqësuesen shqiptare në Danimarkë, ndërsa Xhihani konfirmoi edhe njëherë se është në super-formë. Sulmuesi kavajas shënoi golin e nëntë në kampionatin ukrainas këtë sezon dhe aktualisht renditet i treti në klasifikimin e përgjithshëm të kampionatit. “Ndihem shumë mirë këtu, – ka thënë Xhihani për ‘Panorama Sport’. – Ka nga ata që mendojnë se kampionati ukrainas është i një niveli të ulët, por kjo nuk është e vërtetë, pasi nuk është rastësi që golashënuesi më i mirë i kampionatit ka realizuar deri tani 12 të tillë. Ëndrra ime është që të kaloj kuotën e 10 golave këtë sezon dhe gjithashtu, të fitoj një vend në përfaqësuesen shqiptare”. 

E Marte, 14 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›