Vangjeli ndez derbin e GreqisëKristi Vangjeli ka bërë një tjetër paraqitje të shkëlqyer me Arisin në kampionatin grek të dielën, madje është vlerësuar me nota shumë pozitive për atë çka ka dhënë në fushë kundër AEK-ut. Mbrojtësi i Kombëtares sh

Kristi Vangjeli ka bërë një tjetër paraqitje të shkëlqyer me Arisin në kampionatin grek të dielën, madje është vlerësuar me nota shumë pozitive për atë çka ka dhënë në fushë kundër AEK-ut. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka luajtur si titullar në këtë ndeshje dhe ka treguar se po kalon një formë të mirë. Ai ka lëshuar shigjeta në adresë të kampionëve të Greqisë, Olimpiakosit, që të dielën luajti me të rinjtë kundër Larisës dhe humbi 1-0. Kjo e fundit është rivalja kryesore e Arisit të Vangjelit për një vend në Kupën UEFA sezonin e ardhshëm. “Uroj që Kupën e Greqisë ta fitojë AEK-u dhe jo Olimpiakosi. AEK-u luajti me formacionin më të mirë ndaj nesh, ndonëse nuk fitoi dhe për këtë meriton të vlerësohet. Olimpiakosi e teproi këtë herë, sepse luajti me të rinjtë ndaj Larisës dhe kjo nuk është korrekte për garën”, ka thënë mbrojtësi shqiptar. Larisa ndodhet në vendin e pestë me 46 pikë, ndërsa Arisi është i gjashti me 44 pikë. Finalja e Kupës së Greqisë mes Olimpiakosit dhe AEK-ut do të luhet më 2 maj.
E Marte, 14 Prill 2009