E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidink pishman per Celsin, shfaqet pista Juventus

Gjate muajit te kaluar, Gus Hidink theksoi se roli i drejtorit teknik te skuadres se Celsit nuk do t'i interesonte, por pas eliminimit te Rusise nga finalet e Kupes se Botes ai ka ndryshuar totalisht mendim dhe menjehere kane qarkulluar zera se do te ulet ne stolin e Juves, ne janar. Hidink ka sqaruar se gjerat kane rrjedhur jo sipas parashikimeve te tij, duke qene se skuadra eshte eliminuar nga finalet e Kupes se Botes. "Kete muaj kam kuptuar se jam ende shume i uritur per sukses dhe deshiroj qe te vazhdoj dhe te drejtoj me tej ekipin", - theksoi Gus Hidink. "Kohet kalojne dhe gjithmone e me teper kupton dhe i ve per detyre vetes qe te korrigjosh gabimet. Jeta ecen para. Shume shpejt do te shkoj me pushime dhe do ta konsideroj eliminimin e fundit te Rusise, si nje pjese te se shkuares, bashke me fitoret", - shton Hidink. Hidink nuk ka preferuar qe te futet ne bisedime per te rinovuar kontraten me ekipin kombetar te Rusise. "I gjithe projekti yne mbetet ne vend. Hidink eshte paguar per muajin Nentor dhe do te paguhet deri ne fund te ketij viti", - thekson Kapkov. "Me tej do te shohim. Nese e kerkon nevoja, ne do te zgjasim me tej kontraten me trajnerin", - perfundon Hidink.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›