Kodrat e Liqenit, mbillen 300 pisha te reja
Bashkia e Tiranes ka rinisur mbjelljen e pemeve ne kryeqytet. Ka qene Parku i Liqenit Artificial, i cili eshte pasuruar dje me 300 pisha, ndersa ne ditet ne vijim do te mbillen edhe mimoza e kumbulla. "Me mijera peme do t'i shtohen kryeqytetit, duke filluar nga kjo zone, zona e Parkut e cila eshte ne transformim te vazhdueshem dhe per te cilin marrim cdo dite pergezimet e qytetareve, qe u themi se ashtu sic u kemi premtuar, Parku i Liqenit do te behet nje mushkeri e gjelber, teresisht e riperterire e kryeqytetit, ne nje hapesire per te gjithe ata qe duan te kalojne kohe pa makina se bashku me miq, shoke, familjare, femije, me te moshuar e keshtu me radhe" eshte shprehur gjate fjales se tij, kryebashkiaku Edi Rama. Sipas tij, procesi i gjelberimit te Parkut te Madh te Liqenit do te sjelle nje transformim te hapesires perreth, duke bere qe gjithe ky mjedis te kthehet nje hapesire ku qytetaret e te gjitha moshave, familjaret, me te moshuarit, femijet te kene vendin e tyre, te kene mundesi te shpenzojne ne menyren me te shkelqyer kohen e tyre.
bashkia e Tiranes ne procesin e transformimit teresor dhe rivitalizimit te Parkut te Madh te Liqenit, i ka kushtuar nje vemendje te vecante procesit te gjelberimit, duke e cilesuar Parkun si mushkerine e kryeqytetit.