E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lionel Mesi, fiton te gjitha cmimet: Merita e Barcelones

Lionel Mesi, fitoi te gjitha cmimet e mundshme te vitit 2009 duke ndjekur suksesin e skuadres se tij. Mesi shpallet edhe "Lojtari i Vitit" dhe shnderrohet keshtu ne lojtarin me te mire ne planet. Asi i Barcelones dhe i Argjentines eshte shpallur fitues i "Topit te Arte" dhe "Lojtari Evropian i Vitit", ne fillim te ketij muaji duke fituar cmimin nga nje votim i masiv, me i madhi qe prej vitit 1956. Barcelona konfirmoi statusin e saj si ekipi me i mire ne bote, pas fitores dhe golit te fundit qe shenoi Lionel Mesi, ndaj Estundiandes ne kohe shtese. Skuadra spanjolle fitoi trofeun e gjashte te vitit 2009, mes te cilave "Champions", Kampionatin Spanjoll, Kupen Evropiane dhe te Spanjes dhe Super Kupen. Mesi modest insistoi se Barcelona eshte skuadra me e mire dhe per kete arsye, ai ka arritur qe te jete me i miri, duke i dhene nje merite te vecante shokeve te skuadres se tij. "Jo, te lutem, une nuk jam Mbreti i Botes per momentin, as numri nje dhe as nuk mendoj per gjera te tilla", - thekson Mesi. "Jam i njejti person si gjithmone dhe kam pasur fatin e madh qe kam luajtur qe prej fillimit te karrieres sime, ne nje skuader te madhe", - shtoi 22-vjecari i Barcelones. "Une nuk ndihem si me i miri i ekipit, sepse skuadra eshte shume e mire", - vijon me tej lojtari i katalanasve. Mesi eshte lojtari favorit, per te zene vendin e Kristiano Ronaldos, si "Lojtari me i Mire ne Bote". Fituesi pritej te shpallej, ne nje ceremoni gala, planifikuar dje ne mbremje ne Zurih te Zvicres. "Une mendoj vetem per grupin dhe askush nuk do te realizonte i vetem gjithe keto suksese qe kemi arritur, si skuader. Kjo gje me jep mua me shume kenaqesi", - shprehet Lionel Mesi per "El Periodico". Mesfushori argjentinas, sikurse Barca, fitoi te gjitha cmimet individuale. "Pastaj, sigurisht edhe cmimet individuale jane gjithashtu te kendshme", - shtoi Lionel Mesi. "Ishte nje vit historik per Barcen dhe per mua dhe me kete rast dua te falenderoj ekipin, pasi ka bere nje pune te madhe, duke arritur te ngrihet ne nivele te tilla, kaq te larta", - vijoi me tej futbollisti argjentinas i Barcelones. Lojtare te tjere qe u votuan dje mes me te mireve te ketij vitit ishin edhe Ronaldo dhe Ksavi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›