E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkimi i Hjuxh, vershojne kritika mbi pronaret e klubit

"Grabitqar". Ky eshte pseudonimi qe mediat angleze i kane vene pronarit te Mancester Sitit dhe drejtuesve te tjere te klubit. Sipas medieve, sheiku arab nuk ka asnje lidhje me Mancester Sitin eshte duke vendosur pa asnje kriter mbi ekipin. Me shkarkimin e Mark Hjuxh, stafi i klubit ka marre kritika te ashpra. Geri Kuk dhe Brian Marud akuzohen se jane duke zbatuar politikat e pronarit arab. Kishte disa jave qe ishte pergatitur shkarkimi i trajnerit Hjuxh dhe kishte dy alternativa, ku ne fund eshte vendosur per emrin e Roberto Mancinit. Per te ecur para kerkohet pak me teper klas, pak stil. Por menyra si eshte shkarkuar Mark Hjuxh le shume per te deshiruar, se kjo skuader ka te pakten seriozitet per te nxjerre pergjegjesite e duhura. Kuk duhet t'iu kerkoje te falur tifozeve, sepse premtoi se do te ngreje nje ekip me te forte se Mancester Junajtid, qe nuk e nderron trajnerin prej dy dekadash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›