E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidink, start me fitore tek Celsi

Celsi i rikthehet fitores, ne nje ndeshje te veshtire jashte fushes. Blute e Londres triumfuan ndaj Aston Viles, kur Nikolas Anelka shenoi ne minuten e 19-te te ndeshjes nje gol te shkelqyer. Aston Vila kishte raste per te barazuar ndeshjen, por nuk mundit dot te shenonte ndaj ekipit qe drejtohej ne kete ndeshje nga trajneri Gus Hidink. Holandezi i bankines u shpreh i kenaqur me paraqitjen e skuadres se tij. "Ky eshte nje fillim shume i mire, dhe situate eshte e tille," - theksoi holandezi, i cili do te jete trajneri i bluve deri ne fund te ketij edicioni. "Ajo qe me kenaqi me shume ishte pjesa e pare e ndeshjes. Luajtem nje futboll shume te bukur, patem kontroll te mire te topit dhe ishim te rrezikshem. E vetmja gje qe nuk beme, ishte se nuk shenuam golin e dyte, per ta fituar me shpejt ndeshjen." Pjesa e dyte ishte me e mire per vendasit. "Ne pjesen e dyte te ndeshje ne vuajtem, sepse ata ishin me superiore ne lufte, ne ajer. Por ne mund te kishim shenuar edhe dy gola te tjere." Lojtaret e Celsit jane solidarizuar me trajnerin, duke iu rikthyer keshtu fitores. Trajneri shprehet: " Jam duke e analizuar mire grupin. Ata luajne shume mire se bashku dhe kjo eshte e rendesishme per te ecur para," - perfundon Hidink. Nje jave me pare nga stoli i Celsit u shkarkua trajneri brazilian, Skolari, pas nje barazimi ne Londer. Trajneri aktual i kombetares se Rusise mori ne dore drejtimin e skuadres se tij.

Premier Lige

Dje

Aston Vila- Celsi 0 -1

Stok - Portsmuth 2-2

Midellsbrou - Vigan 0-0

Arsenal - Sanderlend 0-0

Bolton - Uest Ham 2-1


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›