E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana i jep nje shans Vllaznise

Aranit Muraci

Tirana eshte ndalur ne nje barazim 0-0, me Elbasanin, duke rrezikuar seriozisht vendin e pare ne klasifikim. Sot ne "Loro Borici" Vllaznia i ka te gjitha shanset qe te ngjitet ne krye, per te rimarre kryesimin ne renditje. Per shkak te reshjeve te debores, ndeshja mes Vllaznise dhe Lushnjes eshte shtyre per te zhvilluar gjate dites se sotme. Kuqeblute zor se mund ta humbin kete mundesi, pasi ishin ne krye dhe vetem nje jave pasi ia dorezuan ate Tiranes. Ne "Selman Stermasi", ne nje stadium ku kete radhe kishte nje numer te konsiderueshem me tifoze, Tirana dhe Elbasani u ndane ne paqe. Bardheblute e Agustin Koles e kerkuan me teper fitoren, por hasen ne nje mbrojtje te ngjeshur te miqve. Nevil Dede dhe Endri Vrapi, Arit Beqiri, pikat me te forta te mbrojtjes se Elbasanit i ndalen te gjitha sulmet e kryeqytetasve. Ne pjesen e dyte te ndeshjes, Tirana e shtoi presionin dukshem karshi Elbasanit dhe e kerkoi golin deri ne minuten e fundit. Memelli arriti te shenonte nje gol ne minuten e fundit, por gjyqtari e konsideroi ne pozicion jashte loje. Perfundimisht nje pike, qe me teper kenaqi miqte nga Elbasani. Trajneri i Elbasanit, Faruk Sejdini, pas dy ndeshjeve te para ka mundur te arrije dy barazime, perballe kryesuesve. Nje jave me pare Elbasani ndali ne "Ruzhdi Bizhuta" edhe Vllaznine e Shkodres. Sakaq, javes tjeter do te mbyllet faza e dyte e kampionatit. Tirana do te udhetoje drejt Lushnjes dhe Vllaznia do te jete mysafire ne Durres. Keshtu, gara eshte bere edhe me interesante ne krye. Pas ndaleses se Tiranes, Dinamo do te kete nje mundesi tjeter qe te rifitoje kreun e klasifikimit. Blute e Shkelqim Muces, ne rast se triumfojne ne Vlore, perballe Flamurtarit, do te shkurtojne serish diferencen mes kryesuesve. Sot ne Ballsh do te luaje edhe Teuta e Staroves, ne nje ndeshje qe pritet me interes nga te dyja ekipet, pasi seciles skuader i mungon fitorja. Ne Fier do te jete udhetoje Shkumbini. Apolonia, pas disa ndeshjeve pozitive eshte mundur nje jave me pare ne Tirane nga Dinamos, por synonin te rikthehet serish tek fitorja, duke shfrytezuar kete jave faktorin fushe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›