E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani rikthehet te fitorja

Partizani i rikthehet fitores, pasi ishte nderprere ne Peqin, nje jave me pare, seria prej tre fitoreve radhazi. Ne "Qemal Stafa" te kuqte triumfuan ndaj Beses se Kavajes, 1-0. Ndonese me nje rezultat minimal, fitorja e djeshme kishte shume rendesi per te kuqte. Me trepikeshin e siguruar perballe Beses, Partizani i eshte larguar momentalisht zones se ftohte. Marius Ngjela shenoi golin e pare per Partizanin, ne minutat shtese te pjeses se pare. Nje gabim trashanik i mbrojtesit Robert Grizha i dha mundesi sulmuesit te Partizanit, qe te dilte i vetem perballe portierit Zendeli dhe pasi e shmangu ate shenoi golin e epersise. Nje gol me vleren e tre pikeve. Partizani, fale mbeshtetjes dhe perkrahjes se ish-lojtareve dhe tifozeve, te cilet jane grupuar ne te ashte quajturen, "I love Partizani". Edhe ne stadium kishte nje numer me te madh, se gjate fazes se pare, ne perkrahje te ekipit te Partizanit. Ndaj Beses, pas daljes me karton te kuq te Malotes, trajneri Shpetim Duro rreshtoi nje ekip mbrojtes dhe mbrojti rezultatin. Perpjekjet e kavajasve nuk sollen asgje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›