SuperMario ne Bolonja, Interi fluturon drejt titullit
Nje Baloteli me shume per Murinjon. SuperMario ishte njeriu i ndeshjes per Interin, qe mundi Bolonjen ne fund, fale aftesive te sulmuesit te ri zikalter, qe ishte futur ne loje vetem dy minuta para se te shenonte golin e fitores. Merite kishte Murinjo dhe lojtari. Baloteli, vetem 18 vjec ishte vene ne presion gjate koheve te fundit, por Murinjo ka ditur ta mbaje dhe te aktivizoje ne momentet e duhura. Nje motiv i mire per tre pike, para ndeshjes se radhes, ndaj Mancester Junajtid. Golin e pare e shenoi Kambiaso, pasi mori nje pasim nga ana e Adrianos. Edhe nje here, Morati ka ditur te rreshtoje ne menyre perfekte skuadren, ne kete ndeshje e cila perfundoi ne epersi te miqve. E reja ne kete rast ishte mbrojta, teksa ishte futur ne loje Samuel. Pas barazimit, Murinjo nxori nga fusha Muntarin. Trajneri i Bolonjes, Mihajlovic, nga ana tjeter eshte perpjekur qe te ruaje rezultatin deri ne fund te ndeshjes. Por levizja taktike e Murinjos triumfoi me futjen ne loje te SuperMarios, qe shenoi golin me vlere tre pikeshe. Me ane te ketij goli dhe fitores se siguruar me Bolonjen, Inter do te prese i qete ndeshjen e Liges se Kampioneve, ndaj Mancester Junajtid. Interi kryeson i sigurte Seria A, duke hedhur madje nje hap te rendeishem drejt titullit. Me nje distance prej 9 pikesh larg Juventusit, zikalterit krijuan edhe nje mundesi per shkeputje, duke qene se ndjekesit me te afert, Juventus dhe Milani i zhvilluan ndeshjet me vone. Bardhezinjte e Ranierit luajten dje ne ,mbremje perballe Palermos, kurse Milani ishte me ne presion te fitores. Kuqezinjte pa barazimit 1-1, ne Bremen, per Kupen UEFA jane ne presion te fitores. Presidenti Silvio Berluskoni, i pakenaqur nga rezultatet e fundit iu kerkoi lojtareve dhe trajnerit Anceloti, qe te rigjejne rrugen e fitoreve, pasi ne te kundert do te kete ndryshime ne fund te ketij sezoni.
Roma-Siena 1-0
Roma eshte rikthyer te fitorja. Ndaj Sienes mjaftoi nje gol i Tadeit, qe i dha tre pike Romes se Spaletit. Pas nje serie me fitore, romanistet u munden nje jave me pare ne Atalanta, por rikuperuan shpejt, me synimin per vendin e katert.
Roma-Siena 1-0
Roma eshte rikthyer te fitorja. Ndaj Sienes mjaftoi nje gol i Tadeit, qe i dha tre pike Romes se Spaletit. Pas nje serie me fitore, romanistet u munden nje jave me pare ne Atalanta, por rikuperuan shpejt, me synimin per vendin e katert.